
Armando Broja & Mauricio Pochettino
Mauricio Pochettino është trajneri i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pasi u largua nga Chelsea, tekniku argjentinas vendosi që karrierën e tij ta vazhdonte në Amerikë.
Me SHBA-të, Pochettino ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2026. Do të jetë pikërisht ai që do të udhëheqë ekipin edhe gjatë Botërorit 2026.
Kujtojmë që 52-vjeçari ka një karrierë të gjatë si trajner, pasi ka drejtuar ekipe të njohura në Spanjë, Angli, apo Francë. Pochettino ka qenë trajner i Espanyol, Southampton, Tottenham, PSG dhe së fundmi Chelseat.
View this post on Instagram
Poll