Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ “Turp...”, Edin Dzeko largohet nga Fenerbahce

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Turp...”, Edin Dzeko largohet nga Fenerbahce
Edin Dzeko

Edin Dzeko nuk do të jetë më futbollist i Fenerbahce. Sulmuesi boshnjak ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me “gjigantin” e Turqisë, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Sulmuesi 39-vjeçar largohet kështu nga Fenerbahce pas një aventure 2-vjeçare. Në 99 ndeshje të zhvilluara me fanellën e ekipit turk, Dezko ia doli që të shënonte 46 gola dhe të asistonte në 18 të tjerë.

Ndërkohë që lajmin për largimin, si fillim e ka bërë të ditur vetë Dzeko. Pas postimit të boshnjakut në rrjetet sociale, gjithçka është konfirmuar edhe nga vetë klubi i Fenerbahce.

Postimi i Edin Dzeko:

Erdhi koha për të thënë lamtumirë.

Asnjëherë nuk është e lehtë të ndahesh, sidomos kur një klub të futet nën lëkurë ashtu siç Fenerbahçe u bë për mua. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë si familje për mua gjatë këtyre dy viteve të fundit: shokët e mi të skuadrës, trajnerin, stafin, klubin dhe të gjithë njerëzit që punojnë pa u lodhur çdo ditë. Një falenderim i veçantë për të gjithë ju që gjithmonë na keni mbështetur me kaq pasion: ju jeni zemra e vërtetë e Fenerbahçes, dhe ju mbaj gjithmonë në zemër. Çdo ditë, në stërvitje dhe në fushë, jepja gjithçka. Turp për të trofetë që ëndërronim dhe nuk i fituam. Por nuk mund të isha më krenar që kam veshur një fanellë kaq historike dhe të nderuar si ajo e Fenerbahçes.

Rroftë Fenerbahçe!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga