
Alex Oxlade-Chamberlain dhe Milot Rashica
Alex Oxlade-Chamberlain nuk është më pjesë e ekipit të Besiktas. Klubi turk dhe mesfushori i njohur anglez, kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin mes tyre.
32-vjeçari e mbyll kështu me Besiktas, pas një aventurë që në aspektin personal për të shkoi mirë. Edhe pse në rolin e mesfushorit, ai shënoi 5 gola me fanellën e “shqiponjave” të Stambollit.
Kujtojmë se Chamberlain u bashkua me Besiktas në gusht të vitit 2023. Ai transferua te “gjiganti” turk si lojtar i lirë, për shkak se kontrata e tij me Liverpool kishte përfunduar.
Poll