
Ivan Djantou
Ivan Djantou është futbollisti më i ri i Odd. Sulmuesi 23-vjeçar vendosi që të largohej nga Danimarka ku aktivizohej me Sonderjyske, për të nisur aventurë të re në Norvegji.
Nga njëri klub nordik tek tjetri, Djantou do të jetë në formë huazimi. Ky huazim do të jetë i vlefshem deri në fund të vitit 2025, ndërkohë që klubi i Odd ka opsionin e blerjes.
Kujtojmë se Ivan Djantou është një emër i njohur edhe në Shqipëri. Në të shkuarën ai ka luajtur për Skënderbeun, me këta të fundit që e shitën 200 mijë euro në Danimarkë.
View this post on Instagram
Poll