Ibrahim Salah
Ibrahim Salah përkon me transferimin e minutave të fundit të merkatos verore te skuadra e Basel. Sulmuesi i majtë vjen nga Stade Rennais për 2 milionë euro te "kuqeblutë".
Ai përfaqëson Marokun në futbollin e Kombëtareve, ndërsa nuk ka asnjë lidhje me Mohamed Salah. Pritet që Salah të jap një kontribut të rëndësishëm në fazën ofensive të Baselit.
Në këtë grup, ndodhen edhe dy lojtarë me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti. Pas 5 javësh Superligë, Baseli mban vendin e 4-të në tabelë me 9 pikë, 4 më pak se kreu (Thun, 13 pikë).
Poll