
Neymar Junior
Aventurës së Neymar Junior në Arabinë Saudite tek Al Hilal i ka ardhur fundi. Sulmuesi brazilian tashmë është bërë lojtari më i ri i ish-suadrës së tij, Santosit në kampionatin brazilian.
Pas gati 12 vitesh, Neymar është rikthyer në shtëpinë e tij nga ku doli dhe si futbollist profesionist. Transferimin e 32-vjeçarit e ka bërë të ditur vetë klubi i Santosit përmes një mesazhi në faqen e tyre zyrtare.
Neymar Junior ka firmosur ditën e sotme një kontratë deri në fund të sezonit me ekipin e tij të ri. Ylli brazilian largohet nga Al Hilal pas një sezoni e gjysmë duke arritur të fitojë një titull kampion në Arabinë Saudite.
View this post on Instagram
Poll