
Ilkay Gundogan
Ilkay Gundogan është futbollisti më i ri i Galatsaray. Mesfushori turko-gjerman, vendosi që të largohej nga Manchester City, për të nisur një aventurë të re në Superligën e Turqisë.
Për shërbimet e futbollistit, klubi turk nuk ka paguar asnjë “lek” për shkak se City dhe mesfushori ranë dakord për të shkëputur kontratën. Ndërkohë vetë Gundogan ka firmosur me Galatsarayn kontratë 2-vjeçare.
Mesfushori 34-vjeçar luan kështu për herë të parë në Turqi. Më herët ai është aktivizuar për ekipe të njohura si Schalke, Bochum, Nuremberg, Borussia Dortmund, Manchester City dhe Barcelona.
Poll