Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Pak muaj para duelit në "Play-Off", kombëtarja e njohur mbetet pa trajner

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Pak muaj para duelit në "Play-Off", kombëtarja e
Sllovenia

Matjaz Kek, nuk do të jetë më trajneri i kombëtares së Sllovenisë, pas 7 vitesh pjes e tyre. Kjo pasi kontrata e tij e fundit skadoi dje më 30 nëntor. Ndërsa sot Shoqata e Futbollit e Sllovenisë, doli në një deklaratë zyrtare ku ka shpjeguar se mes tyre dhe Kek u arrit një marrëveshje për të mos e zgjatur bashkëpunimin.

“Me këtë rast, dëshirojmë ta falënderojmë sinqerisht Matjaž Kekun për punën dhe arritjet e tij, të cilat do të shkruhen përgjithmonë në historinë e ekipit kombëtar slloven. Pas një kohe të gjatë, ekipi kombëtar slloven i futbollit ishte përsëri pjesë e hartës evropiane të futbollit dhe në shoqërinë e ekipeve më të mira kombëtare. Ne e vlerësojmë veçanërisht mënyrën se si ekipi kombëtar u lidh me tifozët gjatë kësaj periudhe dhe, së bashku me ta, krijoi një atmosferë të paharrueshme në stadiumet në shtëpi dhe në Gjermani. 

Takimi i radhës i ekipit kombëtar, është planifikuar për 23 mars 2026, kështu që Shoqata e Futbollit të Sllovenisë do ta kryejë procesin e përzgjedhjes së një trajneri të ri pa presion kohor dhe me gjithë kujdesin që kërkon një vendim i tillë. I urojmë Matjaž Kek shumë suksese në udhëtimin e tij të mëtejshëm si trajner ashtu edhe personal”, është shkruar në deklaratën zyrtare.

Momentalisht me largimin e trajnerit Matjaz Kek, kombëtarja ngelet pa një timonier skuadre, në një kohë kur ekipi duhet të përgatitet për duelin me Sllovakinë.

Poll

Lexo gjithashtu