Sergio Rico është lojtari më i ri i Al Gharafa në Katar. Portieri spanjoll i cili ishte larg futbollit prej shumë kohësh, tashmë është rikthyer. Kujtojmë që Rico pësoi një aksident të rëndë me kalë dhe ishte në koma për disa kohë.
Megjithatë, pasi “pa vdekjen me sy”, spanjolli është rikthyer për të nisur një aventurë të re me klubin nga Katari. Rico ka qenë në kontratë me Paris Saint-Germain deri në korrik të këtij viti, teksa në Katar transferohet si lojtar i lirë.
Kujtojmë që 31-vjeçari përveç PSG-së, ka luajtur edhe me Sevilla dhe Mallorca na Spanjë, por edhe në Premier League angleze me ekipin e Fulham. Tashmë, Rico është gati për një aventurë krejtësisht të re.
View this post on Instagram
Poll