
Keny Arroyo
Besiktasi ka mbushur arkat e klubit me 8 milionë euro me largimin e një prej sulmuesve të talentuar të ekipit. Bëhet fjalë për Keny Arroyo i cili është larguar nga bardhezinjtë e Turqisë për Cruzeiron.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë skuadra braziliane nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi 19-vjeçar i cili ndodhej në një ekip me Ernest Muçin dhe Milot Rashicën ka zgjedhur të bashkohet me brazilianët.
Arroyo ka firmosur një kontratë 4-vjeçare deri në qershor të vitit 2029 me ekipin e Cruzeiros. Sezonin që lamë pas, sulmuesi ekuadorian regjistroi 12 paraqitje dhe shënoi 2 gola.
View this post on Instagram
Poll