
Keylor Navas
Keylor Navas është futbollisti më i ri i Newell’s Old Boys. Poriteri nga Kosta Rika kishte mbetur pa ekip që prej korrikut të shkuar kur u largua nga PSG, teksa tashmë nis aventurën e re në Argjentinë.
Me klubin e njohur argjentinas, Navas ka firmosur një kontratë 2 vjeçare, të vlefshme deri në dhjetor të vitit 2026. Ndërkohë që gardiani i njohur largohet nga Europa pas 13 vitesh.
Kujtojmë se Newell’s Old Boys është ekipi i parë i Leo Messit. Kjo lëvizje e Navas drejt tyre është shumë surprizuese, pasi oferta për portierin e njohur kishte oferta në Arabinë Saudite.
Poll