
Radja Nainggolan
Radja Nainggolan ka nisur zyrtarisht një aventurë të re në karrierën e tij. Futbollisti i cili ishte pa ekip që prej korrikut të shkuar, tashmë është rikthyer në vendlindje për të luajtur në Kategorinë e Parë belge.
Nainggolan ka nisur një aventurë të re në Belgjikë, me skuadrën e Lokeren-Temse. Me këta të fundit, mesfushori i njohur ka firmosur një kontratë 6 mujore, pra të vlefshme deri në fund të sezonit.
36 vjeçari ka një karrierë të pasur, ku performancat më të mira i bëri me fanellën e Romës dhe Interit. Gjithashtu, Nainggolan ka luajtur për ekipe si Cagliari, SPAL dhe Antwerp.
Poll