
Jose Mourinho
Jose Mourinho është trajneri i ri i Fenerbahces. Portugezi që ishte i papunë që prej shkarkimit nga Roma, tashmë ka nisur një aventurë të re në Turqi.
Lajmin për emërimin e Mourinhos në pankinë e ka bërë të ditur vetë klubi turk me anë të një video në faqen zyrtare, ku është vetë tekniku portguez që flet për herë të parë si trajner i gjigantëve turq.
Kujtojmë që Mourinho merr kështu vendin e të larguarit Ismail Kartal. Ish-trajneri i Interit dhe Realit shihet nga drejtuesit turq si i duhur për të kthyer klubin te trofetë dhe sukseset.
View this post on Instagram
Poll