Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Igli Tare e “zhduku” nga Milan, serbi Jovic bashkohet me portierin e Kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Igli Tare e “zhduku” nga Milan, serbi Jovic bashkohet me
Igli Tare - Luka Jovic

Luka Jovic është futbollisti më i ri i AEK Athinë. Pasi Igli Tare e largoi nga Milan, sulmuesi 27-vjeçar vendosi që të niste një aventurë të re me “verdhezinjtë” në futbollin grek.

Me këta të fundit, serbi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ndërkohë që te AEK, Jovic do të gjejë edhe portierin e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshën.

Kujtojmë se 27-vjeçari e ka nisur karrierën te Loznica në Serbi, për të luajtur më pas me Crvena zvezda. Ai është aktivizuar edhe me ekipe të njohura si Benfica, Eintracht Frankfurt, Real Madrid dhe Fiorentina.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga