Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Golashënuesi më i mirë i Francës, sulmuesi i jep lamtumirën kombëtares me një letër emocionuese

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Golashënuesi më i mirë i Francës, sulmuesi i jep
Olivier Giroud

Një tjetër emër big vendos të pensionohet nga kombëtarja. Olivier Giroud ka njoftuar largimin e tij nga Franca, teksa ka shkruar një letër mjaft emocionuese.

Sulmuesi francez shpehet se pas disa vitesh ka ardhur momenti të përfundojë aventurën me “Gjelat”. Emocione, kujtime, gola dhe ndeshje spektakolare të përjetuara me fanellën e Francës, ëndërr që u bë realitet.

37-vjeçari e pranon që gjatë kësaj periudhe ka pasur mjaft ulje-ngritje, por gjithmonë ka dhënë maksimumin. Ai falenderon të gjithë në kombëtare për mbështetjen dhe që besuan tek aftësitë e tij.

“Ka ardhur momenti që kam pasur frikë, duke i thënë lamtumirë kombëtares franceze. Karriera ime në fanellën franceze nuk ka qenë gjithmonë një lumë i gjatë dhe i qetë, ndonjëherë kam vuajtur nga kritikat, por thellë brenda vetes nuk kam pushuar kurrë së besuari në të.

Ne u bëmë një grup i pandashëm miqsh nën syrin vigjilent të një njeriu, Didier Deschamps, të cilin e falënderoj për besimin e tij. Pavarësisht uljeve tona, ai më lejoi të bëhesha golashënuesi më i mirë në historinë e Bluve”, ka shkruar ndër të tjera sulmuesi francez.

Kujtojmë se Giroud është golashënuesi më i mirë i Francës . Bëri debutimin e tij më 11 nëntor 2011 në një ndeshje miqësore kundër SHBA. Zhvilloi 137 paraqitje dhe shënoi 57 gola. 37-vjeçari ka mbyllur gjithashtu edhe aventurën e tij me Milan, ndërsa do të vazhdojë karrierën te Los Angeles.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olivier Giroud (@oliviergiroud)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga