
Arjen Robben
Arjen Robben është trajneri më i ri i holandezvë të Groningen. Në fakt jo i ekipit të parë, por i skuadrës së moshave U14. Tashmë gjithçka është zyrtare, me Robben që vazhdon në ngritje aventurën e tij si trajner.
Kujtojmë që 44-vjeçari është një legjendë e Groningen, nga të cilët edhe është formuar si lojtar. Ai ka qenë futbollist i tyre që nga viti 1999 deri në vitin 2002.
E më pas, ai u ribashkua me ekipin e fëmijërisë përsëri si futbollist, pas largimit nga Bayern Munich, në vitin 2020. Ndërkohë që tani, ish-sulmuesi do të provojë që të ngjisë shkallët e karrierës si teknik.
Poll