
Alessandro Ahmetaj
Alessandro Ahmetaj ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike. 25-vjeçari i cili në Superiore me Egnatia ia doli të fitonte 4 trofe është zyrtarizuar te ekipi i ri. Me rrogozhinasit fitoi 2 tituj kampion, 1 Kupë dhe 1 Superkupë.
Ahmetaj do të jetë pjesë e ND Gorica. Në fakt për të është një rikthim pasi ka qenë pjesë e sllovenëve edhe disa sezone më parë.
Lajmi është zyrtarizuar nga klubi slloven, i cili i uron 25-vjeçarit suksese në aventurën e tij të dytë. Siç dihet ND Gorica luan në ligën e dytë sllovene dhe Ahmetaj do të tentojë të ndihmojë klubin për ngjitjen një kategori më lart.
View this post on Instagram
Poll