
Fabio Cannavaro
Fabio Cannavaro është trajneri i ri i Dinamos së Zagrebit. Legjenda e futbollit italian ka vendosur që karrierën e tij si trajner ta vazhdojë në gadishullin e Ballkanit, më saktë në kampionatin kroat.
Italiani do të nisë nga puna më 3 janar, datë ku do të prezantohet edhe në ambientet e klubit. Kujtojmë që tashmë Cannavaro do të stërvisë edhe sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxhën.
Për 51-vjeçarin kjo është skuadra e 7-të që drejton. Më herët, Cannavaro ka qenë trajner i Al Ahli, GZ Evergrande, Al-Nassr, TJ Quanjian, përfaqësueses së Kinës, Beneventos dhe Udineses.
Poll