
Sergio Ramos është futbollisti më i ri i Rayados. Qendërmbrojtësi spanjoll që ishte pa ekip prej korrikut të vitit 2024, ka vendosur që të nisë një aventurë të re në kampionatin Meksikan.
Ai është bashkuar pikërisht me klubin e Rayados, me të cilët ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në dhjetor të vitit 2025. Rayados militon në elitën e futbollit meksikan, teksa momentalisht ndodhet në vendin e 5-të në tabelë.
Padyshim që kjo është një nga surprizat e merkatos, duke pasur parasysh që Ramos kishte ofertë edhe nga Como në Serie A.
Kujtojmë se 34 vjeçari ka një karrierë të lavdishme në Europë, ku ka veshur fanellën e Sevilla, PSG-së dhe Real Madrid. Pikërisht me këta të fundit shkëlqeu në maksiumin duke fituar shumë trofe, ndër to edhe Champions League.
View this post on Instagram