Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Dikur luante në Premier League, Erik Lamela largohet nga klubi kryeqytetas

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dikur luante në Premier League, Erik Lamela largohet nga klubi
Erik Lamela

Ndonëse emri i tij mund të jetë harruar, por Erik Lamela ka dalë sërish në skenë. Ish-sulmuesi i Romës, Tottenhamit dhe Sevillas, është larguar përfundimisht nga AEK Athens.

Këtë e ka bërë të ditur vetë sulmuesi 33-vjeçar nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale. Pas një sezoni me ekipin kryeqytetas të Greqisë, Lamela është larguar përfundimisht.

Njoftimi zyrtar i Lamelës:

Tani është zyrtare. Me marrëveshje të ndërsjellë me klubin @aekfc_official, vendosëm ta ndërpresim kontratën time dhe ta përfundojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme!

Nuk kam gjë tjetër veçse fjalë mirënjohjeje, që nga dita e parë që më pritën deri më sot, kur vazhdoj të marr mesazhe lamtumire. Ishte një përvojë shumë e bukur në nivel personal, ku përjetova një lloj tjetër futbolli, një vend të mrekullueshëm dhe një bazë tifozësh që, për mua, është padyshim më e mira në Greqi!

Kam kujtime të mrekullueshme. Faleminderit shokëve të mi të ekipit dhe të gjithëve në klub. Ishte një nder ta ndaja këtë me ju.

Ju uroj më të mirat në të ardhmen; gjithmonë do të kem një vend në zemrën time për këtë klub.

Faleminderit A.E.K F.C.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erik Lamela (@eriklamela)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga