
©Credits Luigi Di Biagio
Luigi Di Biagio i ka dhënë fund papunësisë së tij, teksa ka vendosur të marrë drejtimin e ekipit të ri. Ish-trajneri i Dinamos së Tiranës, në Superiore, do të drejtojë kombëtaren U21 të Arabisë Saudite.
“Federata Saudite e Futbollit ka nënshkruar kontratë me trajnerin italian Luigi Di Biagio, i cili do të jetë trajner i kombëtares U-21 deri në mesin e vitit 2026”, shkruan Federata Arabe.
Kujtojmë që tekniku 53-vjeçar ka një eksperiencë të gjatë si trajner në kontinentin e vjetër. Përveç Dinamos, Luigi Di Biagio ka drejtuar edhe Spal, Italinë U21 dhe atë U20, Atletico Roma, La Sorta dhe Cisco.
View this post on Instagram
Poll