
Federico Coppitelli
Gjashtë ndeshje pa asnjë fitore në kampionat kanë rezultuar fatale për trajnerin e Osijekut, Federico Coppitelli. 40-vjeçari italian është shkarkuar nga posti i tij ditën e sotme.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi ku luan Jon Mersinaj, përmes një mesazhi në faqen e tyre zyrtare. Skuadra e Osijekut aktualisht pozicionohet në vendin e 6-të të renditjes së kampionatit kroat.
Gjashtë javë pa fitore në kampionat, kanë bërë që trajneri italian të shkarkohet nga detyra. Osijeku rikthehet në fushë më datë 29 përballë Istra 1961, por trajneri i ardhëshëm ende nuk është vendosur.
Poll