Edison Cavani nuk e ka ndërmend që të ndalet përsa i përket futbollit të luajtur. Edhe pse në moshën 37-vjeçare, sulmuesi uruguajan ka vendosur që të luajë edhe për disa vite të tjera.
Pjesë e Boca Juniors prej një viti, Cavani është kthyer në një pikë kyçe për repartin ofensiv. Pikërisht performancat e tij kanë bindur drejtuesit e gjigantit argjentinas që t’i rinovojnë kontratën futbollistit.
Cavani do të vazhdojë të jetë pjesë e Boca Juniors deri në vitin 2026. Kujtojmë që 37-vjeçari ka një karrierë të gjatë kryesisht në Europë ku kua luajtur për ekipe si Palermo, Napoli, PSG, Man United dhe Valencia.
View this post on Instagram
Poll