
Fernando dhe Jackson Kenio kur ishin pjesë e Egnatias
Pasi mbylli aventurën e tij në Turqi me Istanbulspor, Jackson Kenio ka nisur një të re me ekipin e Riga në Letoni. Mesfushori brazilian ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë pikërisht në elitën e futbollit letonez.
Jackson Kenio është një emër i njohur edhe në Shqipëri. Kjo për shkak se 25-vjeçari në të shkuarën ka qenë pjesë e ekipit të Egnatias. Braziliani ka luajtur me rrogozhinasit nga vitit 2020 deri në vitin 2023.
“Jemi të nderuar të zyrtarizojmë se ne kemi nënshkruar një kontratë me 25-vjeçarin brazilian, mesfushorin ofensiv, Jackos Kenio. Mirësevjen në ekip”, shkruan klubi letonez në faqen zyrtare.
View this post on Instagram
Poll