
Gonzalo Villar
Dinamo Zagrebi ka plotësuar boshllëkun e lënë nga Martin Baturina. Mesfushori i talentuar i Kombëtares kroate u largua nga kryeqyteti i vendit të tij për t’u transferuar tek Como.
Ekipi i Arbër Hoxhës ka përforcuar mesfushën duke transferuar Gonzalo Villar. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Diamo Zagrebi ku ka prezantuar ditën e sotme mesfushorin spanjoll si lojtarin më të ri.
Klubi kroat ka paguar 2 milionë euro tek Granada për të transferuar përfundimisht Gonzalo Villarin në Zagreb. Kjo do të jetë aventura e tij e parë në Kroaci, ku do të luajë përkrah Arbër Hoxhës.
Poll