
Raphael Varane nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur pensionimin e tij nga futbolli i luajtur. 31-vjeçari ka vendosur të mbyllë këtu aventurën e tij si futbollist aktiv.
Francezi në mesazhin e tij ka theksuar se çdo e mirë ka dhe fund dhe për të tashmë ka ardhur momenti të fokusohet në diçka tjetër. Gjatë viteve si futbollist ka patur fatin të përjetojë emocione të panumërta ndërsa ka shkruar emrin e tij në librat e historisë.
“Ata thonë se të gjitha gjërat e mira duhet të marrin fund. Në karrierën time kam marrë përsipër shumë sfida, rast pas rasti, pothuajse të gjitha supozohej të ishin të pamundura. Emocione të pabesueshme, momente të veçanta dhe kujtime që do të zgjasin një jetë. Duke reflektuar mbi këto momente, është me krenari të pamasë dhe një ndjenjë përmbushjeje që po shpall tërheqjen time nga loja që të gjithë e duam. Dhe kështu, një jetë e re fillon jashtë fushës. Unë do të qëndroj me Como. Vetëm pa përdorur këpucët e mia. Diçka për të cilën mezi pres të ndaj më shumë së shpejti”, thuhet ne postim.
Në karrierën e tij disa vjeçare ka fituar 1 kupë bote dhe 1 Nations League me Francën, 4 Champions League me Real Madrid. Po me madrilenët ka fituar 3 tituj, 4 kupa bote për klube, 3 Superkupa te Europes, 1 Kupë dhe 3 Superkupa të Spanjës. Ndërkohë me Manchester United i aka dalë të koleksionojë 1 kupë dhe 1 Superkupë.
View this post on Instagram