
Ronaldo Nazario i njohur ndryshe si Ronaldo Fenomeni ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për president në Konfederatës Braziliane të Futbollit. Ronaldo kërkon të jetë ai që do të zëvendësojë në këtë post, Ednaldo Rodriguez.
Zgjedhjet do të mbahën në marsin e viti 2026 dhe për të qenë në kandidat kryesorë, ai duhet të ketë edhe mbështetjen e 4 federatave shtetërorë dhe 4 klubeve. Për të arritur diçka të tillë, Fenomeni ka nisur që tani punën për t’i bindur, me të cilët do të vazhdojë hap pas hapi bisedimet.
Në një intervistë ka renditi arsyet e kandidimit të tij dhe bëri të qartë se përveç shqetësimeve për qeverisjen, ai e sheh veten si një figurë të aftë për të rilidhur kombëtaren me tifozët.
“Jam 100% i përgatitur, i emocionuar, i motivuar dhe kam shumë njerëz të mëdhenj që duan të ndihmojnë. Jam i emocionuar për mundësinë që të udhëtoj në të gjithë Brazilin për të biseduar me drejtorët e federatës dhe klubet, dhe unë mendojë se kemi një histori të mrekullueshme për të shkruar shumë shpejt”, ka theksuar Fenomeni.