Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior ka munguar në fushë, shkak i minutave të pakëta të cilat i janë dhënë. Ish-trajneri i të ‘’bardhëve”, Carlo Ancelotti ka vendosur ta inkurajojë sulmuesin brazilian duke thënë se periudha në të cilën ai ndodhet tani është thjeshtë një moment në karrierë.
Sipas tij, 25-vjeçari ka shumë potencial dhe talent, të cilat e bëjnë atë një lojtar “kyç” për sfidat e Real Madrid, në kuadër të Kupës së Botës.
“Ky është një moment, një periudhë në jetën e tij profesionale. Ka momente që lojtarët, sidomos ata me tiparet e tij, nuk japin gjithmonë 100% të potencialit të tyre. Mund të jetë që ka pësuar një rënie të vogël, por jam i sigurt se Vinicius do të ketë një sezon të shkëlqyer, po ashtu si në sezonet e kaluara, dhe një rol shumë të rëndësishëm te Real Madrid. Ai do të arrijë në formë të shkëlqyer për Kupën e Botës”, ka thënë Ancelotti.
Rikujtojmë se sulmuesi brazilian, Junior ka bërë mjaft mirë pasi në 14 ndeshjet e luajtura, ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 5 asiste.
