Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Vlen më pak se Mario Dajsinani, portieri i Al-Ahli “imiton” Kariusin e 2018-ës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vlen më pak se Mario Dajsinani, portieri i Al-Ahli
Gabimi amatoreskt i portierit Abdulrahman Al Sanbi

Java e 13-të në Ligën e Arabisë Saudite ka sjell rezultate befasuese, sikurse precedent “meme”-sh. Al-Ahli mposhti 3 – 2 Al-Nassr. Edhe pse Cristiano Ronaldo ishte në fushë për 90 minuta, nuk mundi të bënte diferencën.

Në minutën e 31 ndodhi një situat gati amatore po aq edhe qesharake. Mbrojtësi i Al-Nassr Abdulelah Al Amri godet topin nga distanaca, ndërsa u duke se për portieri Abdulrahman Al Sanbi nuk do kishte asnjë problem, pasi ishte qendrore. Por, çuditërisht gardianit 24-vjeçar i shpëtoi topin nga duart dhe përfundoi në rrjetë.

Një skenë e tilla na kthen në vitin 2018, kur portieri i Liverpool në atë periudhë Loris Karius e bën “dramë” me gabimet amatoreske kundër Real Madrid, finalja e Champions League.

Vlera e portierit Abdulrahman Al Sanbi është 300 mijë euro, më e vogël se e Mario Dajsinanit te Egnatia (400 mijë euro). Interesante është se CR7 ka qenë prezentë në të dyja rastet, si Karius ashtu edhe Al Sanbi.  

   

Poll

Lexo gjithashtu