Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ U rikthye te Pogradeci pas eksperiencës në Gjermani, mesfushori kujton golat në ligën inferiore

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ U rikthye te Pogradeci pas eksperiencës në Gjermani, mesfushori
Ildian Shyti

Shqiptari që tundi rrjetën në Gjermani për llogari të klubit me emrin e Dardanisë, FC Kosova është treguar melankolik. Ildian Shyti që u rikthye te  Pogradeci nga klubi shqiptar në Gjermani ka kujtuar kohën e kaluar atje.

32 vjeçari i cili u largua nga Kategoria e Parë për në futbollin e panzerave ka qenë vendimtar në ligat inferiore. Shyti nëpërmjet një postimi mjaft bukur pas një kundërsulmi të klubit Kosova që ishte vrastar dhe i shpejtë. Mesfushori shqiptar numëron 16 paraqitje në ligën rajonale të Bayern dhe 3 gola, duke u dalluar shumë.

Lojtari që ishte pjesë ligës së pestë gjermane ka lindur në Pogradec, ku së fundmi luajti për liqenorët në eksperiencën e fundit në vendin tonë. Në Shqipëri, Ildiani ka qenë pjesë e Bylisit dhe Egnatias po ashtu. Ndërsa në klubin e vendlindjes ka patur disa aventura në periudha të ndryshme, teksa në merkato u rikthye sërish.

Pogradecari e kishte si eksperiencë të parë jashtë futbollit shqiptar këtë në kampionatin Bayern Mitte. Dhe forma e mirë, si dhe diferencat që janë të dukshme të niveleve bën që vetë ai të zgjidhte kthimin në "shtëpi".

Goli i Shytit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga