Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ “Tronditet” Manchester City, Crystal Palace fiton befasisht Kupën e Anglisë falë Eze

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Tronditet” Manchester City, Crystal Palace fiton befasisht
Fa Cup

Manchester City pësoi një humbje tronditëse kundër Crystal Palace në finalen e Kupës FA të luajtur sot në “Wembley”. Ndeshja u vendos nga një gol i Eberechi Eze në minutën e 16-të, lojtari, i asistuar në zonë nga Daniel Munoz, e mposhti portierin dhe i dha epërsinë.

Manchester City pati një shans për të barazuar rezultatin në minutën e 36-të, por Omar Marmoush humbi penalltinë e akorduar për një faull nga Tyrick Mitchell ndaj Bernardo Silva. Megjithatë, nga pika e  bardhë, futbollisti u “hipnotizua” nga Dean Henderson.

Rezultati 1-0 mbeti i pandryshuar gjatë gjithë kohës shtesë prej 13 minutash të lejuar nga gjyqtari Atwell. Ndeshja përfundoi 1-0 për Crystal Palace, të cilët morën fitoren e parë në këtë garë. Disfatë e keqe për ekipin e Pep Guardiolës që mbyll një sezon të dështuar. Nga ana tjetër, Crystal Palace kualifikohet për në Europa League me këtë rezultat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga