Danny Rohl dhe Nedim Bajrami
Trajneri Danny Rohl është një nga më të rinjtë në Europë, vetëm 36 vjeç dhe drejton skuadrën elitare të Rangers në Skoci.
Ai ka marrë drejtimin e ekipit ku bënë pjesë edhe lojtari i Kombëtares Nedim Bajrami prej tetorit të këtij viti, ndërsa në segmentin e 14 ndeshjeve, nuk ka një bilanc shumë premtues, 6 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje.
Përmes një video-mesazhi, klubi i Rangers ka dashur të urojë festën e Krishtlindjeve tifozëve të tyre, ndërsa ai që e ka hapur këtë klip është trajneri Danny Rohl, teksa veshja e tij me stil festiv e ka “zhveshur” nga kornizat si profesionist, por që komentuesit nuk i kanë kursyer talljet.
Poll
