Një video e publikuar në rrjetete sociale, ku thuhej se një tifoz i vodhi unazën Neymar u shpërnda me shpejtësi. Para startit të sfidës që Al Hihah zhvilloi në Champions League Aziatike braziliani po përshëndeste disa tifozë dhe në një moment njëri prej tyre i tërheq diçka nga gishti, ku u mendua se ishte unaza e tij.
Madje u raportua se tifozi e kishte nxjerrë në shitje për shifrëne 15 mijë eurove. Në lidhje me këtë situatë ka folur Neymar. Sulmuesi ka mohuar të jetë grabitur nga tifozi, ndërsa thotë se kjo është një gënjeshtër.
“Është çmenduri. Lajme të rreme janë dhënë për mua gjatë kësaj jave. Turp që trajtohet në këtë mënyrë”, ka theksuar shkurtimisht Neymar për mediat braziliani.
A #Neymar ???????? le sacaron su anillo mientras saludaba y luego apareció a la venta por más de €14 mil euros ???? Ni en la favela eran tan rápidos ???? pic.twitter.com/VnOpAc0YLY
— FUTER (@FUTERweb) November 7, 2024