Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ “Telenovela” merr fund! Ousmane Dembele fiton “Topin e Artë” 2025, mposht në duel direkt talentin Lamine Yamal

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Telenovela” merr fund! Ousmane Dembele fiton “Topin e
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2025. Sulmuesi francez mposhti në garë direkte talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, i cili zuri vendin e dytë në renditje.

Në sezonin që lamë pas, Dembele ishte fantastik, ku me paraqitjet e tij ndihmoi edhe PSG-në të triumfonte trofe, madje atë më të rëndësishmin në Europë, UEFA Champions League.

28-vjeçari mori pjesë në 53 ndeshje sezonin e shkuar. Dembele ia doli që të shënonte plot 35 gola dhe të asistonte në 6 të tjerë, duke qenë padyshim protagonist absolut me parisienët.

Më poshtë do të njiheni me listën e plotë të “Top 10”:

1.  Ousmane Dembele

2.  Lamine Yamal

3.  Vitinha

4.  Mohamed Salah

5.  Raphinha

6.  Achraf Hakimi

7.  Kylian Mbappe

8.  Cole Palmer

9.  Gianluigi Donnarumma

10. Nuno Mendes

Poll

Lexo gjithashtu