
Messi - Suarez
Inter Miami është rikthyer te fitrja në MLS. Skuadra amerikane ka arritur të triumfojë 4-2 ndaj CF Montreal.
Lionel Messi dhe Luis Suarez shkëlqyen me dopieta në këtë sfidë. Argjentinasi hapi serinë e golave në minutën e 27-të, duke shënuar një gol fantastik. “Pleshti” asistoi gjithashtu në golin e parë të Suarez në minutën e 68-të.
Uruguaiani do të gjente rrjetën sërish në minutën e 71-të për të çuar shifrat në 3-1. Ndërkohë do të ishte sërish Messi që do të shënonte në të 87-tën për të mbyllur kështu serinë e golave të skuadra e tij, teksa 2 minuta më pas do të shënonin kundërshtarët golin e dytë, me sfidën që përfundoi 4-2.
Poll