
Fenerbahce luajti një ndeshje miqësore më 10 korrik përballë Hajduk Split. Skuadra turke u mposht me rezultatin 0-1, por nuk është kjo ajo ç’ka mori vëmendjen në këtë ndeshje.
Gjatë kësaj sfide, lojtarët e dy kampeve filluan sherrin mes njëri-tjetrin. Në mesin e fushës u bë një rrëmujë e madhe me turqit dhe kroatët që filluan të kacafyteshin me njëri-tjetrin, sherr që solli dhe kartonë të verdhë.
Megjithatë, gjakrat u ftohën vetëm kur në fushë u futën trajnerët respektivë. Jose Mourinho dhe Gennaro Gattuso u futën në fushën e lojës duke marrë lojtarët e tyre dhe për të qetësuar situatën.
Me ndërhyrjen e dy ikonave të futbollit, me Mourinhon që drejton Fenerebahcen dhe Gattuso trajner i Hajduk Split, situata u qetësua me lojtarën që u shpërndanë nga vendi i sherrit.