Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Sherr masiv pas finales së Copa America, arrestohet Këshilltari i FIFA-s

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sherr masiv pas finales së Copa America, arrestohet Këshilltari
Djali i Ramón Jesurún duke u përleshur (d) & Ramón Jesurún (m)

Finalja e Copa America 2024 që u luajt mes Argjentinës dhe Kolumbisë do të mbahet mend gjatë. Jo për mënyrën sesi shkoi ndeshja, por ngjarjet para fillimit të saj që shpërthyen në dhunë dhe kaos nga tifozët që donin të futeshin në stadium pa bileta.

Por dhuna ka vazhduar edhe pas përfundimit të ndeshjes. Protagonist kryesorë ka qenë Ramón Jesurún. Presidenti i Federatës së Futbollit në Amerikën e Jugut, (CONMEBOL) është përleshur me forcat e sigurisë së stadiumit, sherr në të cilin mori pjesë edhe i biri, 43-vjeçar.

Sipas asaj që raportohet nga policia, Ramón Jesurún së bashku me të birin kishin nisur nëj sherr masiv në një nga tunelet e kalimit brenda stadiumit. Bëhet me dije se një nga rojet e sigurisë i ka vendosur dorën në gjoks për të ndalur Ramón Jesurún i cili është edhe këshilltar i FIFA-s.

Pas këtij veprimi nga roja i sigurisë, djali i Jesurún ka ndërhyrë menjëherë. Me futjen në ‘lojë’ të këtij të fundit ka shpërthyer edhe sherri masiv. Sipas policisë të dy këta persona janë arrestuar nën akuzën e ushtrimit të dhunës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FOX Sports MX (@foxsportsmx)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga