
Xherdan Shaqiri
Xherdan Shaqiri po kalon një moment të mrekullueshëm në karrierën e tij. Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare, po udhëheq skuadrën e Baselit drejt fitoreve të ndeshjeve të fundit.
Ditën e sotme skuadra kuqeblu arriti një fitore të madhe në shtëpi përballë Yverdonit me shifrat 5-0. Në këtë triumf të Baselit, sulmuesi Xherdan Shaqiri u bë protagonist.
33-vjeçari kuqezi arriti të shëojë një gol dhe asistoi plot tre herë për shokët e tij të ekipit. Këtë sezon, Shaqiri regjistron 28 paraqitje në Superligën e Zvicrës, ku ka shënuar 13 gola dhe 14 asistime.
Poll