Mauricio Pochetino ka bërë një fillim të mbarë në aventurën e re në SHBA. Kombëtarja amerikane ka fituar pastër 2-0 ndaj Panamasë.
Ish-trajneri i Tottenham erdhi në Amerikë për të udhëhequr kombëtaren në Kupën e Botës që zhvillohet në shtëpi. Megjithëse, argjentinasi ka vetëm 1 muaj në detyrë ndikimi i tij u pa të jetë pozitiv. Amerikanët qarkulluan topin me besim dhe ishin të zellshëm. Kjo u shpërblye duke fituar ndaj kundërshtarit amerikano-qendror që u solli një disfatë turpëruese në “Copa America” verën që sapo kaloi.
Fillimi premtues ka bërë që kombëtarja e shtetit më të fuqishëm ekonomikisht në botë të shoh dritë në fund të tunelit pas një periudhe serish negative.
Poll