Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Nga triumfi me Ajaxin te 3 pikët në “frymën e fundit”, ish-trajneri i Tiranës “ÇMEND” Holandën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nga triumfi me Ajaxin te 3 pikët në “frymën e
Erbim Fagu me Den Haag U19

Që prej largimit nga Tirana, trajneri Erbim Fagu ka zënë “rrënjë” në futbollin holandez. 38-vjeçari po bën mjaft mirë me ekipin që ai drejton, Den Haag U19, duke dhënë leksione në 3 ndeshjet e fundit.

Ditën e sotme, ekipi i tij mposhti Ëillem II U19 në transfertë, me shifrat 1-2. Skuadra e Fagut fitoi në “frymën e fundit”, më saktë në minutën e 95-të. Vlen të theksohet se Den Haag U19 ishte me 10 lojtarë.

Goli i fitores

Ndërkohë që kjo është fitorja e 3-të radhazi. Javën që shkoi Fagu dhe të tijët mposhtën gjigantin e futbollit holandez, Ajax U19, ndërsa më parë i kishin dhënë leksione edhe Utrecht U19.

Momentalisht, skuadra e Fagut ka 14 pikë pasi nisja s’ishte optimale. Megjithatë, duket se Den Haag e ka marrë veten dhe tashmë po synon për lart.

Poll

Lexo gjithashtu