Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Momenti i dëmtimit dhe lotët e Messit, si “Pleshti” u dorëzua para fitores së Argjentinës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Momenti i dëmtimit dhe lotët e Messit, si “Pleshti”
Leo Messi

Argjentina ka fituar "Copa America" pasi ka mposhtur me rezultatin 1 me 0 Kolumbinë. Gjithçka u vendos me golin e Lautaro Martinez në "extra-time".

Leo Messi e nisi sfidën nga fillimi, por u detyrua të zëvendësohet në minutën e 66 për shkak të një dëmtimi. Moment që e tronditi "Pleshtin", ndërsa u pa të shpërthejë në lot nga pankina.

Dhe pse vetë ishte dorëzuar, pjesa e shokëve të skuadrës nuk kishte ndërmend. Me fitoren e arritur, u bënë të parët e kontinentit që numërojnë 16 trofe duke lënë pas Uruguain me 15.

Ndeshja ishte programuar të nisë në 02:00 pas mesnate, por mori jetë 1 orë e 20 minuta me vonesë. Kjo për shkak të trazirave me tifozët, që pa bileta kërkonin një vend në stadium.

Kujtojmë se Argjentina fitoi "Copa America" për herën e dytë radhazi. Kështu vazhdon dominimin në futboll, ndërsa fitoi dhe Kupën e Botës rreth 2 vite më parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga