
Galatasaray - Adana Demirspor
Ndeshja e sotme mes Galatasarayt dhe Adana Demirspor e vlefshme për javën e 23-të të Superligës turke, është ndërprerë në mes. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një penallti.
Dries Mertens u pengua brenda në zonën e rreptësisë dhe gjyqtari akordoi një 11-metërsh në favor të ekipit vendas, e cila u shndërrua në gol nga Alvaro Morata.
Ky vendim i kryesorit i ka tërbuar drejtuesit e ekipit mik, të cilët protestojnë se nuk kishte asnjë faull brenda zone. Në shenjë proteste, lojtarët e Adana Demirspor braktisën fushën e lojës në minutën e 25-të.
Momenti kur lojtarët e Adana Demirspor braktisin fushën
Poll