Atletico Madrid - Juventus
Juventusi i Thiago Mottës nuk është ai që të gjithë prisnin, të paktën në këto miqësore. Skuadra italiane është mposhtur në miqësoren e sotme të luajtur kundër Atletico Madrid.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Gamla Ullevi”, në Goteborg të Suedisë, përfundoi 2-0 në favor të Atleticos. Spanjollët ishin ata që dominuan ndeshjen, ndërsa golat për ta u shënuan nga Joao Felix në minutën e 48-të dhe Correa në të 85-tën.
Në krahun tjetër, “Zonja e Vjetër” po tregon shumë pika të dobëta në këto miqësore. Skuadra e drejtuar nga Thiago Motta ka fiutar vetëm përballë Juventus U23 deri më tani.
Poll