
Momenti kur Da Silva shënon
Victor Da Silva është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Nasaf Qarshi luajti në transfertë përballë Al Hussein. Sfida e vlefshme për raundin e 3-të të Champions League 2 aziatike, përfundoi 2-1.
Golin e vetëm për Nasaf Qarshi e shënoi pikërisht Da Silva. Ish-sulmuesi i Tiranës gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 95-të të sfidës, duke dërguar rezultatin në 1-2. Megjithatë ky gol nuk kishte vlerë pasi ekipi i tij u mposht duke mos arritur të siguronte pikë.
Kujtojmë që deri më tani me ekipin nga Uzbekistani, Da Silva ka luajtur 13 ndeshje. Në këto sfida të luajtura, braziliani ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar në 3 të tjerë.
Poll