
Ali Sowe
Galatasaray ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Rizespor. Sfida e vlefshme për javën e 24-të të Superligës turke, përfundoi 1-2 në favor të Gallatës.
Këta të fundit gjetën dy herë rrugën e rrjetës me Victor Osimhen. Nigeriani shënoi në minutën e 47-të dhe 86-tën. Në krahun tjetër, golin e vetëm për Rizespor e shënoi ish-i i Skënderbeut në Superiore, Ali Sowe.
Me këtë fitore, Galatasaray shkon në kuotën e 63 pikëve në vendin e parë, duke shkuar plus 6 nga Fenerbahce. Në krahun tjetër, me 27 pikë, Rizespor mban vendin e 12-të.
Golat e ndeshjes:
Poll