
Myrto Uzuni
Granada ka fituar mbrëmjen e sotme në shtëpi përballë Cartagenës në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të LaLiga 2. Ndeshja e zhvilluar në qytetin e Granadas, përfundoi 4-1 në favor të vendasve.
Myrto Uzuni ishte protagonist absolut duke shënuar plot 3 gola.
Në fillim Granada u gjend në disavantazh të një goli. Ndërsa Uzuni përmbysi brenda 13 minuta, duke shënuar dy gola që në pjesën e parë. Në minutën e 14-të dhe 35-të, beratasi shënoi golat e përmbysjes.
Për golin e 3-të, Uzuni mendoi në minutën e 74-të të sfidës. Me këtë fitore, Granada shkon në vendin 4-të me 32 pikë, ndërsa sulmuesi shqiptar spikat përsëri.
Golat e Uzunit: