Janë mbyllur edhe dy sfidat e fazës së 1/8-ve të Kupës së Kombeve të Afrikës, duele mes Algjerisë dhe Republikës demokratike të Kongos ndërsa ai i radhës mes Bregut të Fildishtë dhe Burkina Faso-s. Dy përballje të cilat dhuruan në total 4 gola.
Lojë e bukur ajo mes Algjerisë dhe Republikës demokratike të Kongos, e cila u mbyll me rezultatin 1-0. Pjesa e parë nuk rezervoi surpriza kjo pasi anjëra nga skuadrat nuk ia doli që të shënonte në portën e rivalëve. Ndërsa 45-minutshi i dytë ishte përfundimtar kjo pasi, në minutë e 119-të, Boulbina shënon golin e parë, i cili "vulosi" dhe fatin e Algjerisë për çerekfinalen.
Ndërsa dueli i dytë, mes Bregut të Fildishtë dhe Burkina Fasos, u mbyll me rezultatin 3-0 në favor të ekipit i cili luajti në shtëpi. Fillimi i lojë s ishte i bukur për Bregun e Fildishtë pasi, Diallo shënoi golin e parë në minutën e 20-të, ndërsa ai i dytë i cilierdhi në minutën e 32-të u shënua falë Diomande. Skuadra qartaz ishte në avancë por dueli u mbyll edhe më bukur pasi, goli i 3-të u shënua nga Toure.
