
Besiktas ka triumfuar në shtëpi përballë Kirklarelispor në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Turqisë. Në këtë sfidë, bardhezinjtë e shqiptarëve fituan me rezultatin e pastër 2-0.
Protagonistë kryesorë në këtë sfidë ishin pikërisht shqiptarët.
Si fillim, Ernest Muçi kaloi Besiktas në avantazh me anë të një supergoli. Ishte minuta e 62-të e sfidës, kur ylli i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës duke dërguar shifrat në 1-0.
Në minutën e 73-të, Muçi u largua nga fusha për t’i lënë vendin shqiptarit tjetër, Milot Rashicës. Edhe këtij të fundit i mjaftuan 6 minuta në lojë për të asistuar në golin e dytë të shënuar nga Joao Mario.
Një fitore mjaft e rëndësishme dhe e merituar për “djemtë” e Solskjaer, që mbrëmjen e sotme iu falën klasit të shqiptarëve.
Goli i Ernest Muçit
Asisti i Milot Rashicës