
Massanga Matondo ka shënuar golin e parë të sfidës, në ndeshjen që Hatayaspor po fiton 0 me 1 përballë Besiktasit. Ish-ylli i Partizanit gjeti rrugën e rrjetës pikërisht në minutën e 26-të duke zhbllokuar takimin ndaj ekipit të Ernest Muçit dhe Milot Rashicës..
Më parë Matondo spikaste në Shqipëri ku mbahet mend sidomos për paraqitjet kundër Tiranës në derbi. Tashmë te Hatayaspor po bën mjaft mirë, ndërsa është lojtar kyç i mesfushës.
Kujtojmë se 24-vjeçari u transferua nga Partizani në Superligën turke verën e kaluar. Të kuqtë përfituan rreth 600 mijë euro, teksa kanë ruajtur dhe një përqindje të kartonit.
Poll