
Jasir Asani
Jasir Asani ditën e sotme nuk ka të ndalur. 29-vjeçari ndaj Yakohama ka arritur të shënojë edhe golin e 3-të personal dhe të 7-tin për ekipin e tij, takim i vlefshëm për AFC Champions League.
“Mëngjarashi” i Kombëtares shënoi një tjetër gol karakteristik të tij, duke ngritur në këmbë të gjithë të pranishmit në stadium. Por Asani në këtë sfidë nuk u mjaftua vetëm me tripletën, pasi dhuroi edhe një asist fantastik për shokët e skuadrës.
Tashmë Asani shkon në kuotën e 5 golave, në 10 ndeshje të luajtur në këtë sezon.
Poll